Sejdarasi: Kush e përcaktoi që paga duhet të jetë 900 euro, çfarë studimi u krye?
Redaktori për ekonominë, Bardhi Sejdarasi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News ngriti pyetjen se kush e përcaktoi që paga duhet të jetë 900 euro dhe se çfarë studimi u krye.
Sejdarasi: Në Shqipëria ka 1 milionë e 410 mijë të punësuar.
Nga të cilët vetëm 135 mijë janë ata që përfitojnë me një strategji të hartuar nga ministria e Financave dy vite më përpara mbi bazën e hartimit të buxhetit afat mesëm 2023-2025 ku qeveria përcaktoi që 38 miliardë lek të ardhura si të hyra fiskale në buxhet do të përdoreshin për rritjen e pagave.
Tani këtu është një debat i madh.
Kush e përcaktoi që paga duhet të jetë 900 euro?
Çfarë studimi u krye që janë këto kategori që duhet detyrimisht të shkojnë në këtë nivel page?
Çfarë e detyroi qeverinë që atë që kishte planifikuar që ta arrinte në prill të vitit 2025 synon ta arrijë në dhjetor të vitit 2024?
