Bizneset u rritën me 20 mijë, u shtuan edhe fermerët, INSTAT: Vetëm 1.6% me mbi 50 punonjës
INSTAT ka raportuar rritje me rreth 20 mijë të bizneseve të regjistruara në shqipëri por edhe shtim të fermerëve që kanë marrë një NIPT.
Në total pa përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi janë 130 mijë ndërmarrje aktive ndërsa janë edhe 140 mijë njësi lokale që funksionojnë
Prej tyre vetëm 1627 subjekte kanë aktivitet në më shumë se një qytet duke i mbajtur thuajse të pandryshuar të dhënat krahasuar me një vit më parë.
Në përgjithësi në shqipëri pjesa dërmuese janë biznese me 1 deri në katër punonjëse. Madje vetëm 1.6 për qind e tyre kanë më shumë se 50 të punësuar ndërsa 5,3% e ndërmarrjeve janë të huaja apo me aksionerë të përbashkët ku gjysma e investitorëve në këtë rast janë nga Italia
Sa i përket grave në drejtim ato janë në 31,2% e rasteve shifër e njëjtë me vitin e shkuar.
Veprimtaria rezulton e përqendruar në bashkitë tiranë, Durrës e Vlorë ndërsa Pusteci ka më pak subjekte të regjistruara. Sa i përket qarkut Kukësi ka vetëm 1408 ndërmarrje duke u renditur i fundit.
Sa i përket fermerëve numri më i lartë është regjistruar në Lushnje me 10 për qind të totalit.
Po ashtu INSTAT shprehet se bujqësia, ndërtimi dhe transporti dominohet nga burrat ndërsa sektorët e tjerë thuajse kanë numër të njëjtë të angazhuar sa i përket gjinisë.
