''Rritja 900 euro vlente për 2021-in'', Haruni: Objektivi i pagës në administratë duhet të jetë 1200 euro
Gazetari, Angelo Haruni i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se rritja e pagës 900 euro duhej rishikuar pasi vlente për vitin 2021 dhe se objektivi i pagës në administratë duhet të jetë 1200 euro.
Haruni: Sot ajo strategji e hartuar dy vite më parë nuk është e mjaftueshme.
900 euroshi duhej rishikuar, sepse 900 euroshi vlente për 2021 kur ne patëm një rritje katastrofë çmimesh dhe nuk përballoheshin dot.
Ai studimi që ne përmendëm duhej të vazhdonte.
Dhe sot ndoshta duhet të jetë 1200 euro ai objektivi i pagës në administratë sepse turizmi sot vërtet i ka ato paga.
Që nga viti 2005, pra kemi dy palë ose tre palë qeveri të përfshira të cilat historikisht e kanë shfrytëzuar administratën publike si një makineri për të përfituar vota.
Dhe kanë mbetur pagat e ulëta.
