Reforma zgjedhore në ngërç, Celibashi: Përqendrohuni te shitblerja e votës dhe financimi

Në tre vite parlamenti nuk arriti të ndryshojë kodin elektoral. Me afrimin e datës së zgjedhjeve, mundësia për rishikimin të ligjit janë edhe më të pakta.

Për këtë shkak kryekomisioneri Ilirian Celibashi sugjeron që reforma të përqendrohet në kontrollin e financimit të partive dhe parandalimi i shitblerjes së votës.

Kërkesa u paraqit në tryezën e organizua nga OSBE, ku propozimeve që shkeljet në fushatë dhe ditën e zgjedhjeve ti kalojnë SPAK, Prokuroria e Posaçme iu përgjigj me pamundësinë

Ndaj angazhimi i prokurorive në rrethe u pa zgjidhja më e mirë.

Ambasadori i OSBE Michel Tarran theksoi se Shqipëria nuk duhet ta tolerojë krimin zgjedhor.

Policia e shtetit ndërkohë beri me dije se gjate zgjedhjeve vendore te 2023 janë konstatuar 60 vepra penale me 136 autorë.