“Mënyra e re e jetesës” - Instituti Kanadez i Teknologjisë hap dyert për prurjet e reja
Nën moton “Mënyra e re e jetesës”, Instituti Kanadez i Teknologjisë organizoi konferencën e 4-t ndërkombëtare, duke bërë bashkë ekspertë dhe inovatorë nga 30 vende të botës për të diskutuar dhe eksploruar përparimet më të fundit të fushës së teknologjisë.
Rektori i CIT, Prof. Dr. Ismail Kocayusufogly u shpreh se universiteti është i fokusuar drejt praktikave më të mira të teknologjisë.
Prof. Dr. Ismail Kocayusufogly: “Nëpërmjet teknologjisë Instituti Kanadez i Teknologjisë është fokusuar tek prurjet e reja në të ardhmen tonë”.
Presidenti i CIT, Prof. Dr. Ramiz Zekaj, nënvizoi se konferenca ofron praktikat e bizneseve që formësojnë botën.
Prof. Dr. Ramiz Zekaj: “Në këto dy ditë kemi prurje të reja në fushën e teknologjisë, në ekonominë digjitale dhe mysafirët që vijnë nga shumë vende besoj do të kenë mpakte me rëndësi për ne këtu. Por, sigurisht, edhe ata vetë do të kthehen me një përvojë ndoshta të re, me kolegë, me vetë Tiranën dhe zhvillimet pozitive që ka pasur në vitet e fundit”.
Nga panelet folëse konferenca u zhvendos në ceremoninë e dhënies së çmimeve të figurave më në zë të momentit, si: ish-Presidentit të Shqipërisë Rexhep Mejdani; mr. Balazs Revesz, me vlerësime
Të pranishmit vlerësuan se eksplorimi i temave si inteligjenca artificiale, robotika, siguria kibernetike dhe ekonomia digjitale janë thelbësore dhe universiteti Instituti Kanadez i Teknologjisë vazhdimisht hap dyert për përparim në këto fusha.

