LEGALIZIM ME BONO/ Komisioni i Ekonomisë shtyn afatin: Nuk përdoren në ankande

Bonot e privatizimit do të mund të përdoren për legalizimet, ose privatizimin e objekteve ku është investuar  nga kompanitë, duke përjashtuar ankandet. Komisioni i Ekonomisë miratoi shtyrjen e afatit, ndërsa u ngrit shqetësimi për vlerën e ulët të këmbimit në treg të lirë

Komisioni i Ekonomisë i ka hapur dritën jeshile përdorimit të bonove të privatizimit edhe për tre vite të tjera.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë sqaruan dy rastet kur do të mund të blihet një objekt përmes tyre.

Legalizimet mbesin rastet më të shpeshta.

Një tjetër mundësi është kur një subjekt ka marrë me qira në përdorim një objekt. Por e drejta e privatizimit lind kur ka bërë investimin e duhur.

Në këtë rast përjashtohet blerja e tokës me bono, duke i dhënë mundësi vetëm për objektin.

Ndër vite është bërë e mundur përdorimi I thuajse gjysmës së shumës së shpërndarë

Për deputetët shqetësim mbetet fakti se në treg të lirë vlera e bonos është e papërfillshme.