Bojkoti i avokatëve, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 12:03
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt. Shkak i shtyrjes së seancës, është bërë pas bojkotimit të avokatëve.
Paplekaj akuzohet për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani në Elbasan. Ngjarja ndodhi në këtë qytet në 21 prill 2021 vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, duke u cilësuar si ngjarja më e rëndë e ndodhur për shkak të përplasjeve politike.
