LAJM I FUNDIT/ Sulmohet biznesi në Kamëz, i djegin 6 automjete, dyshohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 08:35
Mëngjesin e sotëm janë djegur 6 automjete të një biznesi të makinave me qira në Kamëz.
Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Njoftimi i Policisë Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

