Atentati ndaj “Rrumit” dhe Ndojës, Apeli, “vulos” burg përjetë për Rredjan Rrajën. Le të paprekur dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilaj
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur sot të lerë në fuqi dënimin me burgim përjetë të Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, nëntorin e vitit 2019.
Ndërkohë, për shokun e tij, Ariol Halilajn gjykata la të paprekur vendimin për dënimin e tij me 35 vite burg.
Të dy personat akuzohen për atentantin e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit në aksin Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrsit Arjan Ndoja, aktualisht i shkarkuar nga vetting-u, pasagjeri tjetër Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ngjarjes.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, të pandehur janë marë dhe Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar alias Dritan Shkëmbi, Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani, të cilët po gjykohen në një proces më vetë të ndarë nga Arjol Halilaj dhe Redjan Rraja.
Kjo çështje fillimisht është hetuar nga prokurori Anton Martini dhe Besim Hajdermataj. Me largimin nga “Vettingu” të këtyre dy prokurorëve, çështja i kaloi për hetim shefit të sektorit për hetimin e krimit të organizuar, Altin Dumani.
Pas zgjedhjes së tij në krye të prokurorisë së posaçme SPAK, dosja i ka kaluar prokurorit Adnan Xholi, i cili ka përfaqësuar hetimin dhe akuzën në dy shkallët e gjykatës së posaçme.
