Bonot e privatizimit do përdoren! PS dhe PD pranojnë të shtyjnë afatin deri në 2027-n
Bonot e privatizimit do të përdoren deri në fund të vitit 2027. Mazhoranca dhe opozita kanë pranuar nismën për të shtyrë afatin, duke u dhënë mundësi familjeve dhe kompanive që përmes tyre të blejnë prona shtetërore
Të gjitha familjet që kanë ende të papërdorura bonot e privatizimit do të mund t’i tregtojnë deri në 31 dhjetor të vitit 2027. Mazhoranca dhe opozita i kanë thënë po propozimit të bërë nga socialistja Antoneta Dhima.
Opozita u shpreh parimisht dakord për projektligjin, por nuk munguan as akuzat se ka ligjvënës në konflikt interesi.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili ironizoi faktin se propozimet e socialistëve futen në agjendë të votimit fill pas depozitimit, ndërsa të opozitës mbesin në sirtarët e Kuvendit.
Për mazhoritarët, çdo nismë në interes të qytetarëve është prioritare. Bonot e privatizimit mund të përdoren në blerjen e objekteve apo aksioneve shtetërore. Ndërsa në treg të lirë vlera e tyre shkon në 7 deri 8 për qind.

