Policia “me dorë të hekurt”! 18 shoferë të arrestuar në një javë, rreth 13 mijë gjoba

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (26.05.2024 - 01.06.2024) 

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

18 Arrestime dhe procedime penale:

6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
2 persona u proceduan  për korupsion aktiv.
1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

12.742 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,813 në ditë.
68 masa për xhama të zinj.
681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
8.732 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
45 raste për tejkalim shpejtësie.
3 raste të ndryshme  

14 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!