''Rama luan në 2 nivele'', Dedaj: Individë që janë subjekt të drejtësisë, mblidhen për të korrigjuar drejtësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 21:59
Gazetari, Reldar Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se individë që janë subjekt të drejtësisë mblidhen për të korrigjuar drejtësinë.
Dedaj: E kemi thënë që roli i Kuvendit ndonjëherë është shndërruar në noter, thjesht të vendimeve të kryeminsitrit.
Rama luan gjithmonë me dy nivele.
Ka një nivel që e njeh shumë mirë i cili është niveli i komunikimit.
Dhe ka një nivel akoma më të mirë që e njeh akoma shumë më mirë që janë djallëzitë për ti përdredhur aq sa do mundet kërthizën Reformës në Drejtësi nëse do kenë kapacitet për ta bërë këtë gjë.
Unë nuk e kuptoj se si individë që janë subjekt të drejtësisë mblidhen për të korrigjuar drejtësinë.
Qeveritë kanë qenë problematike, por si kjo qeveri nuk ka ndodhur.
