Komisioni antikorrupsion i PS-së/ Dogjani: Kam qenë kundër, nuk shoh transparencë nga qeveria
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ka qenë kundër ngritjes së komisionit antikorrupsion të PS-së dhe se nuk sheh një transparencë të qeverisë.
Dogjani: Unë edhe në seancën e kaluar kur kemi diskutuar për miratimin e një projektrezolute, sepse përpara se të miratonim komisionin unë kam mbajtur një fjalë dhe kam qenë kundër ngritjes së këtij komisioni për shumë arsye.
Në radhë të parë, nuk shoh një transparencë të qeverisë përsa i përket mënyrës se si vepron në mënyrë të fshehtë skutave dhe pa e pranuar se qëllimi i kësaj reforme me sa e kam parë unë, se pashë sot projektvendimin dhe objektin e këtij komisioni.
Objekti i punës së këtij komisioni ishte veç të tjerave edhe ndryshimet ligjore që do të thotë që me këtë komision këta synojnë të bëjnë ndryshimë ligjore dhe unë e shoh si një reformë të re.
