Tafani: Ata njerëz që i kishim akuzuar për korrupsion, ishin ata që bënë Reformën në Drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 21:48
Analisti, Endri Tafani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se po ata njerëz që ne i kishim akuzuar për korrupsion, ishin po ata që bën votat për Reformën në Drejtësi.
Tafani: Është e vërtetë që PS ka 11 vite që është në administratë.
Dhe që janë të gjithë të dënuar ose janë nën hetim nga ana e PS-së.
Tani po kapim rastin e shprehjes që PS është e mbushur me njerëz nën hetim.
Patjetër, faktet i kemi para syve.
Por po këta njerëz ishin edhe në 2016, që bën votat për Reformën në Drejtësi.
Ishin si nga PD, si nga PS dhe si nga LSI atëherë.
Pra po ata njerëz që ne i kishim akuzuar për korrupsion dhe që kishin pasur raste, ishin po ata që u mblodhën dhe bënë ligjet.
