“Akt barbar i dënueshëm” Balliu: Garda nën urdhrat e Nikollës, dëboi dhe kërcënoi gazetarët
Edhe kreu i organizimit për Tiranën në PD, Klevis Balliu e ka dënuar përplasjen e Gardës me gazetarët ditën e sotme gjatë seancë plenare.
Balliu shkruan se dëbimi i gazetarëve dhe gjuha kërcënuese ndaj gazetarit Osman Stafa dhe kolegëve të tij eshët një akt barbar.
Balliu: Garda nuk ndërmerr dot asnjë hap pa urdhrin e kryetares te kuvendit. Dëbimi i gazetarëve dhe gjuha kërcënuese ndaj gazetarit Osman Stafa dhe kolegeve te tij është një akt barbar qe pasqyron ne mënyre te plote gjendjen alarmante te pluralizmit dhe lirisë se fjalës.
Pas këtij akti Lindita Nikolla te jap dorëheqjen. I bej thirrje komunitetit ndërkombëtar, dhe te gjithë shoqatave te vërteta qe mbrojnë liritë dhe te drejtat e njërit dhe te medias te reagojnë fuqishëm. Enough is enough.
