Spiropali-Bashës: Vettingun në politikë ia kemi lënë SPAK-ut, edhe imunitetin e heqim kur duhet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 11:09
Ministrja Elisa Spiropali i ka kthyer përgjigje kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me Vettingun e politikës, duke thënë se një gjë e tillë po bëhet nga SPAK.
Spiropali: Vettingu në politikë po bëhet nga SPAK sepse SPAK heton politikanët, është pikërisht SPAK që ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politikë, pikërisht për të bërë atë, për të hequr edhe imunitetet kur duhet. Për të hetuar për të çuar në gjykatë dhe për të dënuar siç po ndodh sot e gjithë ditën, e siç nuk ndodhet asnjëherë kur ju ishit kaluar dhe pak më i ri se sot.