Xhixho: Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, shpërfaqje e krimit dhe bandave, të ndëshkohen autorët!

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se dhuna e kriminale ndaj profesor Sokol Mëngjesit, është shpërfaqja e radhës e goditjes së krimit dhe bandave ndaj njerëzve të ligjit dhe qytetarëve të përkushtuar në profesionin e tyre.

Ajo kërkon ndëshkim maksimal për këdo që ka guxuar të godasë në mes të kryeqytetit, në mes të ditës një qytetar dhe njeri të ligjit.

Xhixho: Dhuna e kriminale ndaj Profesor Sokol Mëngjesit, avokat i njohur dhe pedagog i respektuar në fakultetin e Drejtësisë të UT është shpërfaqja e radhës e goditjes së krimit dhe bandave ndaj njerëzve të ligjit dhe qytetarëve të përkushtuar në profesionin e tyre.

Dënoj rëndë këtë akt kriminal dhe kërkoj zbardhjen sa më parë të çështjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Ndëshkim maksimal për këdo që ka guxuar të godasë në mes të kryeqytetit, në mes të ditës një qytetar dhe njeri të ligjit.