''Rezoluta antikorrupsion, hipokrizi'', Bushkolaj: Rama 11 vite në pushtet dhe niveli i skandaleve ka qenë i paprecedentë

Gazetari, Elkier Bushkolaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është hipokrizi të përmendësh rezolutën antikorrupsion në emër të integrimit dhe fajin t’ia vësh perandorisë Osmane.

Bushkolaj: Atë ditë që parlamenti ka votuar këtë projekrezolutë, gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD-së për komisioniet hetimore dhe la në fuqi atë ligjin me ndryshime të bëra nga PS që në fund të ditës këto komisione hetimore i bën pothuajse nul.

Dhe për ironi të fatit, të gjitha vendimet e gjykatës Kushtetuese të paktën në vitin e fundit kanë qenë të gjitha në raport ose në një linjë me qeverinë duke nisur nga projektligji për studentët deri tek emigrantët e për të ardhur tek çështja e komisioneve hetimore.

Është hipokrizi të përmendësh rezolutën antikorrupsion në emër të integrimit, dhe fajin për korrupsionin ia vë perandorisë Osmane.

Është një paradoks.

Pasi është një njeri që është 11 vite në pushtet, dhe niveli i skandaleve për korrupsion ka qenë i paprecedentë, qoftë me dosjen e incineratorëve qoftë me dosjen 5D apo edhe me dosje të tjera.