Dhuna ndaj avokatit të Berishës, reagon Ulsi Manja: Meriton ndëshkimin e drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 16:14
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dënuar dhunën ndaj avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.
Me anë të një postimi në Facebook, Manja thekson se çdo formë dhunë meriton ndëshkimin e drejtësisë.
“Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë!
Mbështes fjalë për fjalë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për dhunën e ushtruar mbi avokatin dhe pedagogun, Sokol Mëngjesi!”, shkruan Manja.
