''Nesër 140 budallenj aty...'', Korreshi: Shkojmë të ngrejmë një komision, pa e ditur se me çfarë merret ky komision

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në një intervistë në Ora News u shpreh se nesër shkojmë të ngrejmë një komision pa e ditur se me çfarë merret ky komision.

Korreshi: Deri tek pika 7-të e rezolutës çdo gjë është ok, këtu dihet se çdo gjë e ka kapur krimi, korrupsioni.

Ajo që na shqetësonte neve dhe që duhet të shqetësojë shqiptarët është pika 8-të e rezolutës, që është ngritja e këtij komisioni.

Që do të thonë se në pikën 8-të, përveç se ngritjen e një komisioni hetimore nuk ka objekt të veprimtarisë së këtij komisioni.

Pra ku është objekti i veprimtarisë së këtij komisioni?

Çfarë do të prodhojë ky komision?

Ne të shkojmë nesër të ngrejmë një komision, pa ditur se me çfarë merret ky komision.

Dihet që në Shqipëri fushën më të madhe ose më potente nga të gjithë është fusha legjislative, pra parlamenti i Republikës së Shqipërisë.

Nesër ne 140 budallenj aty na jep truri që ti shkrijmë të gjitha me prokurori, me gjykata sepse këtë kemi tagrin që ne me anë të një votimi shumice prej 140 deputetësh, mund të heqim Kushtetutën dhe ta kthejmë sulltanat, dhe të vëmë sultan Skënderbeun e Elisës.