Pjesëmarrja në komisionin antikorrupsion të PS-së/ Opozita vendos sot, Bardhi, Xhaferraj dhe Salianji kundër
Deputetët e opozitës duket sikur do të vendosin sot për mospjesëmarrjen në Komisionin antikorrupsion.
Të pyetur përpara mbledhjes së grupit deputetët deklaruan se nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në atë komision.
Ferdinand Xhaferraj dhe Ervin Salianji u deklaruan kundër.
“Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot. Të besosh që Edi Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni, jo vetëm korrupsioni, por edhe krimi të futur në institucionet më të rëndësishme të këtij shteti ka ndonjë merak për reformë. E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale.”, tha Salianji.
Luan Baçi: Presim mbledhjen e grupit parlamentar për të marrë një vendim dhe më pas të shprehemi. Për mendimin tim personal, më duket një farsë rezoluta për antikorrupsionin, një mazhorancë e korruptur prej 12 vitesh dhe me një copë letër kërkon të pastrojë veten. Ishte një vendim grupi për të abstenuar, u vendos pa një mesazh të qartë. Personalisht jam kundër.
Tomor Alizoti: Meqë ne kemi një grup shumë të nderuar, do të flasim me të nderuarit lart dhe pasi të flasim me ata lart, do vijmë të flasim edhe me ju poshtë. Qasja ime personale në këtë moment i bashkangjitet grupit, pasi të diskutojmë do të vijmë këtu prapë. Megjithatë, komisionet me Ramën, nuk janë shumë të suksesshme. Opozita në këto momente nuk po gabon.
Agron Gjekmarkaj: Do shprehemi njëherë në grup dhe pastaj këtu, se është më etike. Nuk e kemi vendosur ende se çfarë do të bëjmë, do ta diskutojmë dhe do t’ju themi
Gazment Bardhi: Ai që i ka cenuar të tre këto komponentë ka qenë Edi Rama dhe qeverisja e tij, më jeni një rast ku Rama i ka drejtuar gishtin një të korruptuari dhe i ka thënë do ta largoj nga puna se është i korruptuar, ndërkohë që çdo aferë të denoncuar me fakte nga opozita për korrupsion, i ka dalë për Zot. Dhe rasti është ky, prandaj dhe ne nuk jemi bërë pjesë e këtij procesi. Ka mungesë vullneti nga mazhoranca dhe është një propagandë dite për të mbuluar fytyrën e zezë nga korrupsioni të Ramës. Në jemi për luftë ndaj korrupsionit, por për luftë reale, jo luftë me fjalë, jo një ripërsëritje sikurse u bë në vitin 2020.
Ferdinand Xhaferri: Për çfarë të marrim pjesë në këtë komision, që në ditë të hëne të miratojmë rezolutën dhe të dalim në Komision, ndërsa të martën të dalim në protestë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për të nxjerrë Veliajn dhe PS për ta mbrojtur? Gabimi fatal do të thotë marrja pjesë në Komision.
Dhurata Çupi: Asnjë vend bosh që i takon opozitës nuk duhet të lihet bosh, na kanë votuar demokratët, janë karriget e demokratëve që përfaqësojmë, por unë do të pranoj çdo vendim të grupit.
Ndërkohe Gazment Bardhi konfirmoi mospjesëmarrjen e opozitës duke thënë se nuk ka asnjë arsye që opozita të përfshihet në këtë proces.
