VIDEO/ Tym e flakë në autostradën pranë Lilles, tifozeritë e Lyon dhe PSG përplasen me njëra-tjetrën para finales së Kupës

Lyon dhe Paris Saint Germain do të ndeshen sot në mbrëmje për finalen e Kupës së Francës.

Por para ndeshjes tifozeritë e dy skuadrave janë ndeshur me njëra-tjetrën në autostradë pranë qytetit të Lille.

Autobusët e dy tifozerive u takuan në një stacion pagese në autostradë.

Më pas ata kanë dalë nga autobusët duke gjuajtur me gurë dhe flakadanë ndaj njëri-tjetrit.

Siç duket edhe nga pamjet e hedhura në internet një pjesë e autostradës është në flakë.

Për momentin nuk flitet për shtyrje të ndeshjes, megjithëse ka pasur zëra për të mos u luajtur sonte.