Finalja e madhe e titullit/ Trajneri i Partizanit, Shehu: Do fitojë ajo skuadër që do gabojë më pak

Në fund të kampionatit Egnatia e Partizani ndanë vendin e parë e të dytë por me pikë të barabarta.

Të dielën në fushë betejë do të zbresin se kush do të ngrejë trofeun.

Trajnerët në konferencën për mediet deklaruan se sfida do të jetë e lojtarëve.

Trajneri i Partizanit, Shehu: Do dali fituese ajo skuadër që do gabojë më pak.

Protagonistët kryesorë do jenë lojtarët.

Trajnerët nuk pranuan të flasin për kundërshtarin.

Trajneri i Partizanit, Shehu: Nuk merrem me kundershtarët. Kemi lojtarë shumë cilësorë.

Tifozët dhe eksperienca do të jenë mbështetje e fortë për Partizanin, por Egnatia është përgatitur ndryshe

Në fushë më shumë do të ketë zbatim të skemave dhe pak ndryshime të emrave, por nuk përjashtohet mundësia që finalja të mbyllet pas 90 minutave

Finalja e kampionatit do të zhvillohet në stadiumin kombëtar ''Air Albania'', ndërsa policia ka marrë masat për të garantuar sigurinë.