Lautaro Martinez, më i miri i SERIA A/ Dusan Vlahoviç shpallet sulmuesi më i mirë i sezonit në Itali
Seria A ka ndarë çmimet për protagonistët e këtij sezoni. Kështu, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez u shpall lojtari më i mirë për këtë edicion, ndërsa Dushan Vllahoviç i Juventusit, si sulmuesi më i mirë në Itali.
Siç është bërë traditë tashmë, Seria A italiane ka bërë të ditur emrat e protagonistëve kryesor, që spikatën në këtë edicion, duke ndarë çmimet për lojtarët më të mirë.
Nuk ishte si të ndodhte ndryshe, teksa kapiteni i Interit Lautaro Martinez fitoi çmimin si futbollisti më i mirë i ligës për sezonin 2023-2024.
???? Il MIGLIOR CALCIATORE della #SerieATIM ???? 23/24 è: ???????????????????????????? ????????????????????????????????! ????@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/MKguNIAUBS
— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024
Bomberi i zikaltërve zhvilloi një sezon fantastik, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë me 24 realizime, duke ndihmuar skuadrën e Simone Inzaghit të dominojë kampionatin italian dhe të shpalleshin kampion.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Dusan Vlahoviç i Juventus-it u shpall sulmuesi më i mirë i sezonit, falë 16 golave të tij, duke numëruar këtu edhe 4 asiste.
???? Il MIGLIOR ATTACCANTE #SerieATIM ???? 23/24 è: Dušan Vlahović! ????????@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/Gr8XDE6mNz
— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024
Serbi ndihmoi bardhezinjtë të fitonin Kupën e Italisë dhe të siguronin pjesëmarrjen në Champions League.
Ndërkaq, tek ekipi kampion nuk mund të mungonin edhe emra të tjerë, të cilët u vlerësuan për paraqitjen mbresëlënëse të këtij sezoni.
???? Il MIGLIOR CENTROCAMPISTA #SerieATIM ???? 23/24 è: Hakan Çalhanoğlu! ????????@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/BXQJmuQyKT
— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024
Kështu, Hakan Calhanoglu u vlerësua si mesfushori më i mirë i vitit në Seria A. Turku ka kontriubuar për Inter-in me 13 gola dhe 3 asiste.
???? Il MIGLIOR DIFENSORE #SerieATIM ???? 23/24 è: ???????????????????????????????????????? ????????????????????????????! ???? pic.twitter.com/0Jttmo4w1z
— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024
Sakaq, Alessandro Bastoni fitoi çmimin si mbrojtësi më i mirë. 25-vjeçari ishte pika kyçe e Inter-it, që tregoi mbrojtjen më solide dhe të fortë në Itali.
???? Il MIGLIOR PORTIERE #SerieATIM ???? 23/24 è: ???????????????????????????? ???????? ????????????????????????????????! ???? pic.twitter.com/UP5MF2wjwx
— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024
Çmimin si portieri më i miri e mori gardiani i Monzas, Michele Di Dregorio, i cili me pritjet e tij tepër deçizive ndihmoi ekipin të grumbullonte shumë pikë.
???? Il MIGLIOR UNDER 23 #SerieATIM ???? 23/24 è: ???????????????????????? ????????????????????????????! ????@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/xOAOql5f8z
— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024
Joshua Zirkze u shpall lojtari më i mirë, për moshën deri në 23-vjeç, falë paraqitjeve dhe golave me fanellën e Bologna-s, në këtë edicion të elitës së futbollit italian.

