Finalja për titullin/ Trajneri i Egnatias, Tetova: Skuadra është e përqëndruar maksimalisht, do bëjmë më të mirën nesër
Në fund të kampionatit Rgnatia e Partizani ndanë vendin e parë e të dytë por me pikë të barabarta.
Të dielën në fushë betejë do të zbresin se kush do të ngrejë trofeun.
Trajnerët në konferencën për mediet deklaruan se sfida do të jetë e lojtarëve.
Trajneri i Egnatias, Tetova: ‘’Skuadra është maksimalisht e përqëndruar.
Mendoj se do bëjmë më të mirën nesër.
Trajnerët nuk pranuan të flasin për kundërshtarin.
Trajneri i Egnatias. Tetova: Këto janë strategji dhe do përdoren nesër.
Tifozët dhe eksperienca do të jenë mbështetje e fortë për Partizanin, por Egnatia është përgatitur ndryshe.
Në fushë më shumë do të ketë zbatim të skemave dhe pak ndryshime të emrave, por nuk përjashtohet mundësia që finalja të mbyllet pas 90 minutave.
Finalja e kampionatit do të zhvillohet në stadiumin kombëtar ''Air Albania'', ndërsa policia ka marrë masat për të garantuar sigurinë.
