VIDEO/ Daku vazhdon t’i çojë “sms” Silvinjos, shënon golin e dhjetë në kampionatin rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2024, 17:08
Mirlind Daku vazhdon të jetë në superformë.
Sulmuesi shqiptar, zhbllokoi sfidën ku skuadra e tij Rubin Kazan po përballet me Soçin.
Ky takim është i vlefshëm për javën e 30-të të kampionatit rus.
Daku arriti të shënojë në minutën e 22-të të sfidës, duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij, në takimin e fundit të sezonit.
Me këtë realizim, tani sulmuesi shkon në kuotën e 10 golave në kampionat, duke i çuar sinjale trajnerit Silvinjo, që të jetë një nga 26 lojtarët që do të grumbullohen në Kampionatin Europian 2024.
Rubin 1-0 Sochi - Daku pic.twitter.com/b6v2AMjaKo
— RPL Sky (@RPLNews_eng) May 25, 2024
