Muçi dhe Rashica festojnë bashkë me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës triumfin në Kupë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 14:13
Ernest Muçi dhe Milot Rashica triumfuan mbrëmë në finalen e Kupës së Turiqsë, duke marrë trofeun me Besiktasin që mposhti me vështirësi Trabzonspor.
Pas fitores, Rashica ka festuar në fushën e lojës me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, festës së tij ju bashkua edhe Ernest Muçi.
Ernest Muçi e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë që Milot Rashica u aktivizua në pjesën e dytë. Tashmë klubi turk do të jetë në fazën “play-off” të Europa League.

