ZYRTARE/ Stefano Pioli largohet nga drejtimi i skuadrës së Milanit

Stefano Pioli nuk do të jetë më trajneri i Milanit në sezonin e ardhshëm. Klubi kuqezi ka komunikuar zyrtarisht se sezonin e ardhshëm nuk do të vijojë bashkëpunimin me teknikun që drejton skuadrën që nga tetori i vitit 2019.

“Milan falenderon Stefano Piolin dhe stafin e tij për këto 5 vite në krye të skuadrës së parë, duke arritur një titull kampion që do të mbetet i paharrueshëm dhe duke kthyer rregullisht Milanin në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

Stefano, me profesionalitetin e tij, ka ditur të përmirësojë lojtarët dhe i ka mësuar me vlerat themelore të Klubit”, lexohet në komunikatën e Milanit.

Kështu, të shtunën Stefano Pioli do të drejtojë për herë të fundit Milanin dhe do të ndahet me tifozët në San Siro.