Shqipëria zëvendëson Ruandën? Ish-ambasadori: Rama marrëveshje me Britaninë për emigrantët si me Melonin

Ish-ambasadori, Besnik Konçi në një intervistë në Ora News u shpreh se mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe mund të ketë një marrëveshje për emigrantët si ajo me Italinë.

Konçi: Po të merremi me atë mënyrën klasike të të bërit diplomaci edhe për të qenë në politikë korrekt , atëherë do themi që është patur një marrëveshje dypalëshe me shqetësimet që Britania e Madhe ka për problemet me emigracionin dhe krimin e organizuar, me shqetësimet që lidhen me zhvillimet në Ukrainë, me rolin që mund të luajë Shqipëria.

Natyrisht të dyja palët përfitojnë sepse Cameroon ka probleme ndjeshmërisë së tij në politikën sociale në Britaninë e Madhe, por edhe Rama ka shqetësimet e veta dhe e përdor për qëllimet e tij të brendshme.

Por kujdes sepse mundet që të ketë një ‘’Meloni 2’’.

Që do të thotë se një marrëveshje e ngjashme me atë që kryeministri Rama firmosi me kryeministrien Meloni, mund të ketë gjasa që të përsëritet me Britaninë e Madhe.

Kam disa informacione të minutave të fundit, në këto lloj takimesh edhe deklaratat përgatiten më përpara.