Cameron: Në partneritet me Shqipërinë për krimin dhe emigracionin, do t’ju ndihmojmë me gjyqësorin!
Gjatë fjalës së tij në konferencën e shtypit me kryeministrin Rama, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron tha se po bashkëpunohet në disa fronte me vendin tonë.
Cameron:Një nga arsyet pse doja të vija është për të festuar suksesin tuaj sepse Shqipëria është histori suksesi. Ekonomik në Nato, lidershipi juaj në Këshillin e Sigurimit. Keni dhënë një drejtim kaq të qartë për atë se ku doni të arrijë Shqipëria dhe se ku duhet të jetë në sferën e NATO-s dhe të BE. Ka qenë është dhe do jetë një nga partneritetet më pozitive për ne. Për eksportet për shembull. Hekurudha nga Prishtina në Durrës që do jetë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Puna që po bëjmë për të arritur anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por edhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë që i japim njëri tjetrit. Ne me kënaqësi po ndihmojmë edhe në gjyqësor. Ka qenë partneritet i arrirë dhe shumë pozitiv shembull për të gjithë. Faleminderit për atë që thatë se jam mik i Ballkanit dhe rajonit.
Nga këndvështrimi britanik, kjo ka qenë, është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe pozitive për ne. Eksportet janë rritur me 20%. Hekurudha që shpjeguat ju do të jetë shumë i rëndësishëm. Është një marrëdhënie shumë e rëndësishme, jo vetëm për partneritetin në NATO. Si puna që po bëjmë për anëtarësimin e Ukrainës, por edhe mbështetja që i japim njëri-tjetrit. Një partneritet edhe për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe të rëndë, ne po ndihmojmë edhe në modernizimin e gjyqësorit tuaj, ndërkohë që vazhdoni reformat.
Sa i takon shifrave të emigracionit, ka pasur rezultate pozitive. Ky është një problem të cilin duhet ta përballoni ju. Keni treguar se jeni inovator dhe krijues, dhe punoni për këto partneritet. Ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit është rritur. Do të ketë më shumë mundësi që njerëzit të rrinë në Shqipëri. Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, ia del dhe Europa. Jam vërtetë i kënaqur që të vini në Britani më 18 korrik dhe jo në 2 qershor siç thatë ju se nisa të shqetësohesha. Nuk do të mbahet në Londër.
