David Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet nga Ministri i Jashtëm! Igli Hasani: Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 11:41
Sekretari britanik, David Cameron ka mbërritur në Shqipëri ku është pritur në Rinas nga Ministri i Jashtëm, Ilgi Hasani.
Në një postim në rrjetet sociale ministri Hasani u shpreh se në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor,
“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin, Lord David Cameron.
Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Ilgi Hasani.

