Rama pret në kryeministri Cameron për emirantët, por Lordi "mahnitet" nga koleksionet artistike në zyrën e tij

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur sot në Tiranë David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në një video të postuar në Facebook shihet takimi i Ramës dhe Cameron në ambientet e kryeministrisë, ku i ka treguar edhe ambientet e zyrës dhe koleksionet e tij artistike.

“Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama.