Deklarata e fortë e Dumanit: Nga 2020-2023 rreth 70 drejtues të lartë dhe policë të arrestuar nga SPAK për bashkëpunim me krimin

Kreu i SPAK Altin Dumani në fjalën e tij përpara Komisionit të Ligjeve tha se Struktura e Posaçme ka nisur punën për hetimin e krimeve zgjedhore gjatë 2025.

Dumani theksoi se duke qenë se 2025 do të jetë vit zgjedhor, SPAK do të këtë në vëmendje krimet elektorale. Ai tha se janë trefishuar veprat penale të hetuara për zgjedhjet e 2023.

"Ne kemi nisur përgatitjet dhe në janar do bëjmë prezent publike strategjinë që do ndërtojmë për veprat penale të vitit 2025. Kemi nisur punën që tani për t’i dalë përpara punës. Është trefishuar numri i krimeve zgjedhore që janë hetuar", u shpreh Dumani.

Ndërkaq, gjatë diskutimeve kreu i SPAK u shfaq tejet i shqetësuar për nivelian e lartë të inkriminimit të Policisë së Shtetit.Dumani theksoi se vetë SPAK ka proceduar rreth 70 punonjës policie.

“Është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes shumicës absolute të punonjësve të policisë që janë të angazhuar ditë e natë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duhet ti diferencoj ata nga një pakicë e inkriminuar.

Në shumë nga hetimet tona ka luajtur policia, por në3nvizoj se në shumë nga hetimet tona  kemi evidnetur lidhje të krimit të organizuar me funksionarë të policisë së shtetit.

Korrupsioni në radhët e policisë është problematike. Nga 2020-2023 rreth 70 drejtues të lartë dhe policë të arrestuar nga SPAK për bashkëpunim me krimin.

Na ka rezultuar se drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin. Është ulëritëse kur bën pjesë dhe bashkëpunon me krimin e organizuar. Shembujt janë publike. Mos harroni se kemi të bëjmë me arrestimin nga SPAk të drejtorit të Operacionale, shefa komisariatesh dhe shefa sektorësh në komisariate", u shpreh ndër të tjera Altin Dumani.

RAPORTIMI I KREUT TE SPAK NE KOMISIONIN E LIGJEVE