Mungojnë punonjësit, pse? Erion Muça: Shkaku kryesor i ikje së krahut të punës është paga

Në një kohë që Shqipëria është futur në sezonin e ri turistik, vendi po përballet me mungesën e punëtorëve në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë tonë.

Për të kuptuar më shumë se çfarë po ndodh konkretisht në terren, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte  eksperti i punësimit Erion Muça.

“Mungesa e fuqisë punëtore dhe largimi drejt vendeve të huaja i të rinjve apo të asaj që njihet si krahu i punës sigurisht që është ndikuar nga niveli i pagave që aplikohet nga punëdhënësit në Shqipëri.

Niveli i pagës nëse i referohemi papunësisë tek të rinjtë, është i treti për nga rëndësia, pavarësisht se është i pari për të gjitha grup-moshat e tjera. Si një arsye se pse lëvizin njerëzi ose nga njëra punë në tjetrën, ose ikin në emigracion.

Sepse natyrisht çdo rritje page duhet të reflaktojë këto kushte të rritje së inflacionit, e ardhur në rritjen e shumë çmimeve të shërbimeve bazike, bën që niveli i pagës të jetë arsyeja kryesore e ikjes.

Për të rinjtë ndryshon pak kjo, pasi ato kërkojnë mundësinë për zhvillim dhe karrierë, kërkojnë mundësinë për stabilitet në punën që do të bëjnë dhe që t’i kthehet mbrapsht investimi që ata kanë bërë tek vetja e tyre, e më pas vjen pagesa”, u shpreh ndër të tjera eksperti Erion Muça.