Rikthehet në Kuvend rivlerësimi i pronave me tatim 3% - Nga legalizimi te përfituesit, ja çfarë parashikon drafti "Gjylameti"

Parlamenti do të nisë diskutimin për të aplikuar dhe një tjetër periudhë rivlerësimi të pronave kundrejt një tatim fitimi prej tre për qind.

Dokumenti tashmë është pasqyruar në procedurat parlamentare i propozuar nga deputetja socialiste Blerina Gjylameti.

Në dokument kërkohet që afati të nisë nga moment i hyrjes në fuqi të ligjit dhe do të përfundojë në 31 qershor

Janë dy forma se si do të pranohet kërkesa për rivlerësimin e çmimit, e para përmes ekspertëve të pavarur ku aplikuesi duhet të paraqesë dhe faturën e paguar.

Rikthehet në Kuvend rivlerësimi i pronave me tatim 3% - Nga legalizimi

Dhe rasti i dytë, përmes Kadastrës, ku do të paraqitet formulari i aplikimit.

Gjithsesi, rishikimi i çmimit me efekt paraqitjen në hipotekë nuk do të mund të jetë më i ulët se vlerat e përcaktuara në hartën e çmimeve të miratuar nga qeveria.

Ndërsa tatim fitimi do të llogaritet si diferenca që del mes blerjes dhe vlerës së rivlerësuar.

Në rastin kur nuk ka në hipotekë një kosto të blerjes atëherë baza do të merret sipas çmimeve të tregut të periudhës kur apartamenti është regjistruar për herë të parë

Nisma fillimisht do të duhet të shqyrtohet më parë në komisionet parlamentare për të kaluar më pas në votimin në Kuvend. Për ata që synojnë shitjen e pronës përmes rivlerësimit, kursejnë 12 për qind të tatim fitimit.