Neziri: Këshilli i Mbrojtjes së Konsumatorit, e vetmja strukturë që mbledh në tryezë të gjithë aktorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2024, 21:25
Përgjegjëse e sektorit të tregut të brendshëm në Ministrinë e Ekonomisë, Klotilda Neziri e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se këshilli i mbrojtjes së konsumatorit është e vetmja strukturë që mbledh në tryezë të gjithë aktorët.
Neziri: Këshilli i mbrojtjes së konsumatorit është një organ i cili është i ngritur me ligjin e mbrojtjes së konsumatorit.
Është një organ në shërbim të konsumatorit.
Është një organ i cili mbledh një tryezë të përbashkët të gjithë aktorët, mbledh të gjithë përfaqësuesit e ministrisë së linjës, institucionet zbatuese ligjore dhe sigurisht shoqëria civile.
Edhe vendet e rajonit edhe BE funksionojnë me një strukturë të tillë.
Është e vetmja strukturë që mbledh në tryezë të gjithë aktorët.
