PSIKOLOGËT DUAN “VULËN”/ Mbahet Asambleja e dytë për shkarkimin e presidentes. Nika: Treska, shkelje të shumta

Për herë të dytë brenda 6 muajsh psikologët janë mbledhur në një asamble të jashtëzakonshme për të rikonfirmuar shkarkimin e presidentes së Urdhrit të Psikologut. Të shtunën ata renditën edhe një herë shkeljet e Valbona Treskës, ndërsa thanë se tanimë do t’i drejtohen gjykatës.

Për të dytën herë brenda pak muajsh psikologët janë mbledhur për të shkarkuar presidenten e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska.

Asambleja e thirrur nga anëtarët dhe mbledhur njëkohësisht në disa rrethe konfirmoj shkarkimin e treskës.

Kandidati për president të Urdhrit të Psikologut Altin Nika foli për shkelje të vazhdueshme të Treskës, të cilat ajo i mohon.

Pas Asamblesë të së shtunës, vendimi pritet të depozitohet në Gjykatën e Tiranës ku edhe do të vendoset ose jo shkarkimi i presidentes së Urdhrit të Psikologut.

Përçarja tek Urdhri i Psikologut nisi pasi shumica e Asamblesë i dolën kundër Valbona Treskës, dhe e akuzuan atë për shkelje të rënda, ndërsa ndaj saj është depozituar edhe një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës.