Ekonomia u “rigjallërua” në prill, eksportet e importet shënojnë rritje pas rënies në 3-mujorin
Muaji prill gjallëroi tregtinë me jashtë, duke shënuar rritje të eksporteve dhe importeve njëherësh. Të dhënat e INSTAT, tregojnë se mineralet shqiptare po çajnë tregjet e huaja, ndërsa në vend u futën më shumë ushqime dhe pije alkoolike. Spanja qëndron në krye të listës ku dërguam më shumë mallra, ndërsa Turqia mbizotëron importet.
Shifrat e tregtisë së jashtme për muajin prill tregojnë se eksportet dhe importet u rritën, duke shënuar të dhëna pozitive ndryshe nga ato të tre mujorit të parë të vitit
INSTAT thotë se eksportet arritën në vlerën e 35 miliardë lekëve duke u rritur me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Edhe për importet megjithëse rritja është në vlera të vogla prej 0.6% ato rezultuan në 75 miliardë lekëve në krahasim me një vit më parë.
Kontribuues në rritjen e eksporteve dha grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjia elektrike, me 4.6% rritje, ndjekur me pas nga ushqime pije duhan 1.3% dhe produktet kimike me 0.5%.
E kundërta ka ndodhur me grupin e tekstileve dhe këpucëve i cili vazhdon të jetë në rënie me 3.1% dhe materialet e ndërtimit me 0.6% të cilët ndikuan negativisht në rritjen e eksporteve.
Sa i përket importeve, të dhënat tregojnë se grupi i ushqimeve pijeve alkoolike ka qenë zëri kryesor që ka dhënë ndikim në rritjen e importeve, përkatësisht me 1.4% rritje. Edhe makineritë dhe pjesët e këmbimit janë në rritje po ashtu me 1.2%,ndjekur me pas nga energjia dhe lendet djegëse.
Ndërsa negativisht edhe në këtë grup sërish ka ndikuar grupi i tekstileve, këpucëve dhe materialeve të ndërtimit që janë në ulje. Sipas të dhënave ne muajin prill vendi ynë pati tregti më shumë me shtetin spanjoll, Kina dhe Maqedonia e veriut.
Ulje shënuan eksportet drejt Italinë, 18.3%, Greqisë me 2.2% dhe Gjermanisë 8.1% Për Importet rritjen me te madhe ishte nga Turqia,25%,Kina dhe Greqia me 15.8%.
