Teliti: Këshilli i Mbrojtjes së Konsumatorit duhet të jetë disi më aktiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2024, 21:35
Drejtore e qendrës së konsumatorit shqiptar, Ersida Teliti e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se Këshilli i Mbrojtjes së Konsumatorit duhet të jetë disi më aktiv.
Teliti: Realisht këshilli është një nga strukturat e vetme ku bashkohen një sërë aktorësh.
Këshilli mbledh institucione që referohen qoftë sigurisë së produkteve ushqimore dhe jo ushqimore.
Është e vërtetë ajo që këshilli ka funksionuar në mënyrën e tij gjatë kësaj kohe por mendoj që realisht këshilli duhet të jetë disi më aktiv vecanërisht jo vetëm për procesin e integrimit por mbi të gjitha për të ndërmarrë disa fushata ose për të nisur disa iniciativa të cilat janë të domosdoshme, ndoshta edhe kjo për të mbështetur shoqërinë civile.
