Iu shkrep aksidentalisht arma të cilën po e pastronte, humb jetën 45-vjeçari në Maliq (PAMJET)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2024, 20:29
Maliq, humb jetën aksidentalisht teksa pastronte armën e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zëmblak.
Një person rreth 45 vjeç ka qenë duke pastruar armën tip çifte ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht.
Për pasojë 45 vjeçari ka humbur jetën.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
