E rëndë në Lushnje/ Babai plagos me armë zjarri vajzën e tij dhe më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Lushnjë.

Në lagjen “18 Tetori”, një 82-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri vajzën e tij pas një debati dhe më pas është vetëvrarë.

Policia bën me dije se 40-vjeçarja e plagosur ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.