Fishta: Operacioni i SPAK-ut në nivele të larta, policia duhet të pastrohet në radhët e saj

Ish-drejtuesi i policisë, Sadetin Fishta në një intervistë në Ora News u shpreh se operacioni i SPAK-ut është në nivele të larta dhe se policia duhet të pastrohet në radhët e saj.

Fishta: Hetimi dhe operacioni i SPAK-ut janë në nivele të larta të performancës së SPAK-ut sepse ka goditur disa grupe kriminale.

Kohët e fundit ka goditur edhe brenda rradhës së policisë së shtetit, me persona të cilët kanë qenë të inkriminuar sic është rasti i drejtuesit të policisë vendore të Lezhës i cili ishte pjesë e një grupi kriminal.

Këto goditje i bëjnë mirë policisë së shtetit, sepse organizata e policisë pastrohet në rradhët e saja nga elementë të inkriminuar.

Policia e shtetit për shkak të bashkëpunimit të punonjësve të policisë me krimin, numri i të rënëve ka qenë relativisht i lartë.

Fakti që SPAK po godet, kjo është një shenjë e mirë, është pozitive dhe policia dihet se duhet të pastrohet në radhët e saj.