GJKKO nuk zhgënjen SPAK-un, mbyll në burg të gjithë personat e arrestuar. Ja 8 emrat që u futën në qeli

Përmes një seance maratonë të nisur në orën 10:00 të paradites së sotme, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Atalanta Zeqiraj, ka vendosur të lerë të palëvizura masat e sigurisë që dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Alfred Shehu, ekzekutuan dy ditë më parë.

Në këtë vendim nuk pati surpriza, pavarësisht pretendimet që ngritën të arrestuarit dhe avokatët e tyre.

Disa prej të arrestuarve u sollën në ambjentet e gjykatës nga qelitë e tyre të burgut, ku vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht janë lënë në qeli, Naim Stafuka vëllai i Enver Stafukës, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno alias Tesi Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli dhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca, si edhe një person tjetër i arrestuar gjatë këtij aksioni.

Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satiliano Basho u sollën në gjykatë nga burgu. Ndërsa pjesë tjetër ishin të arrestuar nga policia gjatë aksionit të dy ditëve më parë.

Avokatët kërkuan në seancë që arrestimi të mos konsiderohet i ligjshëm, duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është numri që shërben për përdorimin e SkyECC.

Në komunikimet e zbardhura, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve që u përkasin grupeve kriminale.

Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj, ndërsa vendimi i gjykatës është me 243 faqe.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Tetë emrat që mbetën në burg:
1-Naim Stafuka vëllai i Enver Stafukës
2-Armando Ndreca vëllai i deputetit të PS
3-Robert Laçi, i përfshirë në një atentat në Fushë-Kuqe
4-Viktor Imeraj i dënuar me burgim të përjetshëm
5-Satilno Basho i dënuar për gjobëvënie
6-Deivis Bajramaj,
7-Drianto Bardhi,
8-Miri Bruli djali i dajës së Pëllumb Gjokës