EMRAT/ Babai plagosi vajzën e tij dhe më pas u vetëvra, 40-vjeçarja ishte në prag divorci, shkak një konflikt i çastit

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai Behar Musaku plagosi vajzën e tij Rudina Musaku 40 vjeçe dhe më pas vrau veten.

Rudina Musaku nënë e dy fëmijëve raportohet se kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin.

Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat.

Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu teke nga një distancë e afërt.

Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.