Katolikët “festojnë familjen”, tri kisha bashkë për të mbrojtur vlerat përballë sfidave
Vlerat dhe sfidat që kanë familjet në kohët e sotme ishte dhe tema e diskutuar në aktivitetin e organizuar nga Kisha Ortodokse. “Festojmë familjen” mblodhi krerët e lartë katolikë dhe ortodoksë të cilën theksuan rëndësinë e familjes së bashkuar.
Rëndësia dhe sfidat e familjes dhe shoqërisë u diskutuan në një takim me përfaqësues të tre komuniteteve të krishtera në Shqipëri.
Mbrojtja e bërthamës së shoqërisë ishte mesazhi kryesor që përcollën përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Autoqefale, Kishës Katolike dhe Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.
Aktiviteti I komuniteteve të krishtera u zhvillua në bashkëpunim me Ëorld Vision Albania në moton “Festojmë Familjen” me mbështetjen e Kryepishkopit Anastas, ndërsa Kryeipeshkvi i Kryedioqezës Tiranë - Durrës Imzot Arjan Dodaj, përcolli një përshëndetje.
