Cameron vizitë në Tiranë për krimin/ Sekretari i jashtëm britanik, takim me Begajn, Ramën dhe Hasanin

Për çështjen e emigracionit Sekretari i Jashtëm Britanik David Cameron do të zhvillojë një takim në Shqipëri javën e ardhshme. Pritet që kryediplomati britanik të zhvillojë takim me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e jashtëm Igli Hasani, si dhe të shpallë një program mes dy qeverive për luftën kundër krimit të organizuar.

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron do të vizitojë Tiranën më datë 22 maj për të njoftuar një plan të ri për goditjen e grupeve të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të njerëzve

Kryediplomatit britanik, sipas axhendës pritet që të mërkurën të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e jashtëm Igli Hasani.

Një tjetër çështje që pritet të diskutohet do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për këtë Cameron thuhet se do të shpallë dhe një program mes dy qeverive, raporton the SUN.

Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe Ai britanik, Rishi Sunak nënshkruan dhe një marrëveshje për riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë.

Vetëm gjatë vitit 2023, sipas raporteve britanike bëhet me dije se numri i azilkërkuesve shqiptarë është ulur me 94%. Pakti parashikon ngritjen e një task force të përbashkët dhe angazhim të strukturave në të dy vendet

Pjesë e marrëveshjes po ashtu është forcimi I  bashkëpunimit për rritjen e investimeve britanike në vendin tonë kryesisht në fushën e energjisë, turizmit dhe infrastrukturës me synim nxitjen e zhvillimit social-ekonomik

Marrëveshja për riatdhesimin e të burgosurve shqiptarë pritet t’i kushtojë Britanisë së Madhe  rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve.

Teksa Camerun do të zbresë në Tiranë, Kryeministri britanik Rishi Sunak do të vizitojë Vienën për bisedime mbi goditjen e emigracionit të paligjshëm.

Kjo çështje ka ngjallur debate në politikën britanike pasi laburistët kërkojnë anulimin e planit të Ruandës dhe amnisti të emigrantëve, ç’ka për Sunak do të kthente vendin në kryeqytetin e emigracionit.

"Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t'u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit. Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.
Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës."