Energji nëpërmjet shtypjes, nxënësit e “Sami Frashërit” krijojnë pajisjen për elektricitet
Kjo pajisje është risia më e re që kanë sjellë një grup nxënësish nga gjimnazi “Sami Frashëri”.
Një pllakë e cila forcën e shtypjes së këmbës e kthen në energji elektrike dhe kjo e fundit depozitohet në bateri.
Thonë se energjia që krijohet përdoret në raste humbje të elektricitetit.
“Sa më shkelje aq më shumë prodhohet. Raporti është 3 me 1 dhe të gjithë ingranazhet lidhen me një gjenerator për të prodhuar elektricitet.”
Projekti i tyre u ka kushtuar kohë por thonë se ia ka vlejtur.
“Patëm mbështetje nga mësuesit tanë që na lejuan që të punonim.”
Këtë ide kanë vendosur ta implementojnë në shkollën e tyre ku ka më shumë lëvizje.
“Kjo ide nisi që të qëndronte tek dera e shkollës meqë ka shumë frekuentim.”
Zhaklin Agolli, Nertil Caco, Izabela Legisi, Etien Pepaj, Xhoja Behlula , Sara Ruka dhe Henri Rrapaj thonë se qëllimet me këtë ide të tyren i kanë të qarta pasi me anë të pllakës krijojnë energji ekologjike dhe me anë të kësaj energjie bëjnë dhe ekonomi.
