EMRI/ Tronditet Kruja, mesazh me tritol në derë të shtëpisë, nuk ka të lënduar nga shpërthimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Krujë, ky qyteti është tronditur nga një shpërthim i frtë tritoli që ishte vendosur në banesën e shtetasit Artur Kurti.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila thotë se si pasojë ka vetëm dëme materiale 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.