Aksident në Tiranë/ Përplasen disa automjete në zonën pranë “Kopshtit Botanik”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2024, 21:31
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën pranë “Kopshtit Botanik”.
Raportohet se pesë automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjes, në autostradë është krijuar një rradhë e gjatë automjetesh.
Fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.