S'ka ndërhyrje në kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë do të presë zhvillimin në tre muaj

Euro shënoi këtë të enjte vlerën më të ulët prej vitit 1991, duke u blerë me 100 lekë e u shitur me 100.7.

Pavarësisht kësaj Banka e Shqipërisë nuk planifikon të ndërhyjë të paktën këtë tre mujor.

Do të duhet të pritet analiza e 90 ditëve të ardhshme për të parë nëse do të ketë masa për të mbajtur të stabilizuar kursin e këmbimit apo nëse do të jetë e nevojshme.

Duket se do të jetë, shtimi i fluksit të pushuesve që do të vendosë dhe ecurinë e peshës së monedhave të huaja.

Sa i përket politikave që do të ndjekë institucioni qendror financiar, për këtë do të pritet ecuria ekonomisë shqiptare.

Në këtë tre mujor të parë të vendit financat duket se janë të shëndosha.

Drejtori i politikës monetare Erald Themelin jep pikat e forta të kësaj rritjeje.

Me tej ai shpjegon se ulja a e cmimeve ne rajon nuk ka ndikuar plotesisht ne vendin tone.

Ne perfundim Themeli shtoi se banka parashikon qe inflacioni te arrije ne nivelin e 3%,duke pritur keshtu nje rritje ekonomike, zgjerim te konsumit dhe vazhdimin e ecurise se mire te kreditimit.